Last Updated on 14/04/2025 by adminfjala
Monada Mehmetaj ekzskluzive per new.fjala.al/
Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg.
Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për “Tregun e Brendshëm”. Pamjet e mëposhtme vijnë ekskluzivisht për new.fjala.al/ nga gazetarja jonë në Luksemburg.
Vendimi për mbajtjen e kësaj konference u mor me konsensus nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, nën drejtimin e Presidencës polake të Unionit.
Takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.