Hidhen votat e para nga Diaspora, Topalli tregon mesazhet nga emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mesazhet që ka marrë nga emigrantët shqiptarë, të cilët shprehin mbështetje për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, shkruan A2 CNN. Në një postim të fundit, Topalli thekson se këto mesazhe vijnë nga emigrantë të ndryshëm që kanë votuar për këtë koalicion, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së Edi Ramës.​

Një prej mesazheve të ndara nga Topalli është ai i një emigranti që ka marrë zarfin me fletën e votimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka votuar për numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Topalli thekson se këto mesazhe i vijnë çdo ditë në platformat sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e diasporës.​

“Sapo votova nr1️⃣!

3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!

Këto janë mesazhet që po me vijnë në WhatsApp, Instagram, Facebook…

Zëra të qartë, vendime të forta!

Faleminderit diasporë!

Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!

Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!”, shkruan Topalli në Facebook.

Në mëngjes, Kryeministri Edi Rama publikoi gjithashtu në Facebook një foto të një familjeje emigrantësh në Gjermani, të cilët morën të parët zarfin me fletën e votimit.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 ????????????️???????? Faleminderit me mirënjohje dhe jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkroi Rama. /e.t

Të fundit

Kandidatë për të drejtuar PD-në drejt fitores ka shumë

Preç Zogaj “Ja, u dorëhoq Berisha, po kush ta marrë”? Kjo është pyetja që dëgjohet shpesh mes demokratëve pas disfatës...

Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë/ Dëshpërim në ‘Arenën Kombëtare’

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila po zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar...

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të himneve përkatëse, ka spikatur një...

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

Kreu i SPAk, Altin Dumani, është i pranishëm në "Arenën Kombëtare" në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë. /e.t

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë....

Lajme të tjera

Web TV