Donald Trump sulmon sërish Harvardin: Pedagogë idiotë, u mësojnë studentëve dështimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër sulm të ashpër ndaj Universitetit të Harvardit, duke e cilësuar atë si një institucion që “nuk është më i denjë për të qenë në listën e universiteteve të mëdha” dhe që nuk duhet të përfitojë më nga fondet federale.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump akuzoi universitetin prestigjioz për “humbje drejtimi” dhe rekrutimin e figurave që sipas tij, janë të paafta dhe përfaqësojnë dështimin.

Ai përmendi në mënyrë specifike dy ish-kryebashkiakë, një nga Nju Jorku dhe tjetri nga Çikago – duke i cilësuar si “dy nga më të këqijtë dhe më të paaftët në historinë e Amerikës” – të cilët tani japin mësim në Harvard.

“Këta individë të majtë radikalë nuk dinë tjetër veçse të promovojnë dështimin. Ata kanë dëmtuar qytetet e tyre në mënyrë të pariparueshme dhe tani gjoja po edukojnë liderët e ardhshëm”, shkroi Trump, duke shtuar se universiteti është mbushur me “idiotë me mendësi të Majtë”, që nuk u mësojnë studentëve gjë tjetër veç mediokritetit.

Në përmbyllje, Trump tha se Harvardi nuk përfaqëson më cilësi akademike dhe nuk meriton të konsiderohet ndër institucionet më të mira arsimore në botë./E.S

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV