Last Updated on 21/04/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama mbajti një minutë heshtje në nderim të Papa Françeskut që ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 88-vjeçare.
Kryeministri po mbante një takim me gratë dhe vajzat në Kavajë, teksa ndërpreu fjalën pasi mori vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Papës.
“Më vjen keq se më erdhi një mesazh këtu, ka ndërruar jetë ati i shenjtë Ppaa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm. Unë kam pasur raport personal me të dhe më çonte vazhdimisht mesazhe me Arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë, të parin vend jashtë Vatikanit që vizitoi pasi u zgjodh Papë. Pas një takimi që patëm, në Shqipëri kaloi një ditë që ai vetë e konsideronte të paharrueshme. Tha edhe atë fjalën e paharrueshme që Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por vëllazëri fetare. Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj se kam mirëkuptimin tuaj që ta nderojmë me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin.”, tha Rama./E.S