Dollari në pikiatë, ekspertët: Lufta tarifore e SHBA po e zhvlerëson!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dobësimi i dollarit amerikan po shkaktohet nga politika që po ndjek administrata e Trump. Humbja e besimit tek Dollari e reflektuar në zhvlerësim të fortë edhe në Shqipëri, ku kjo valutë po këmbehet me 85-86 lekë, ekspertët thonë se ka ardhur prej luftës tarifore të Donald Trump.

“Si pasojë e kësaj lufte tregtare, tregjet financiare por edhe investitorët kanë një pasiguri politike dhe ekonomike”, thotë ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.

Një tjetër shkak që po tkurr dollarin është edhe qasja e bankave ndërkombëtare të cilat rezervën e tyre nuk po e mbajnë më në dollarë por në shufra ari.

“Dollari shërben edhe si monedhë rezervë për bankat qendrore në vende të ndryshme të botës, tanimë shumë vende kanë nisur ta zëvendësojnë monedhën dollarë me ar”, shprehet ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoci.

Ky zhvlerësim godet eksportuesit që i kanë të ardhurat në dollarë, por po fuqizon importuesit pasi blejnë në këtë monedhë. Ekspertët thonë se ky zhvlerësim i valutave jo vetëm i dollarit por edhe i euros që sot këmbehet me 98 lekë, duhet të kishte ulur çmimet për mallrat e importuara.

“Ne kemi edhe eksperiencën e euros që nënçmimi i saj nuk u reflektua në tregun vendas, më shumë u rritën marzhet e fitimit për ata që merren me import sesa u ulën çmimet për produktet ushqimore”, thotë Radonshiqi.

Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i monedhave të huaja ka ardhur prej fluksit të lartë të valutave që ka hyrë në vend prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave, kurse ekspertët e kanë lidhur edhe me paranë informale, që vjen kryesisht nga burime kriminale./e.t

Të fundit

“Lobimit në SHBA, kontratë lebetitëse”/ Rama: Sollën “Latifin” t’i vërë kapelën “Bufit”!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar...

“Nuk do të na zotërojnë kurrë”/ Kryeministri i ri kanadez me tone të ashpra ndaj SHBA-së

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të...

Tentativa e tetë/ Kuvendi i Kosovë mblidhet sot sërish në seancë konstituitive

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vazhduar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë. Në...

“ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re. Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë...

Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e...

Lajme të tjera

Web TV