E ç’rëndësi ka, në vjen apo ikën LaCivita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Ditët e fundit, është rritur ndjeshëm “interesimi” mediatik lidhur me ardhjen apo largimin e Cris LaCivita nga selia dhe fushata e Partisë Demokratike. Edhe pse është fushatë, edhe pse Sali Berisha, e prezantoi me bujë të madhe amerikanin e fushatës së Donald Trumpit si “arkitekti i fitores edhe i PD në Shqipëri”, nuk duket se ardhja apo ikja e tij përbën ndonjë lajm apo shqetësim. Përkundrazi. Me ardhjen e Cris LaCivita tek PD për disa ditë, nuk është se ndryshoi diçka. Eshtë po ai Berishë, po ajo PD, po ata oratorë që duke justifikuar “mirësinë” e Doktorit, ç’nuk thonë në fjalimet e tyre të habitshme në salat e pallateve të sportit. Ikja apo ardhja e amerikanit LaCivita, do të ishte vërtetë kuriozitet mediatik apo politik, në rast se ai do të kishte sjellë në Shqipëri, mesazhe të qarta nga vetë Trump, apo në rast se fushata e Berishës do të kishte risi të padëgjuara prej tij. Por tek sheh se si Berisha bën fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit 2025, sikur të ishte në 1996 apo 2005, kjo natyrisht nuk të ngjall fare interes. Rëndësi për shqiptarët, kanë sot programet e partive, pikat e demosdoshme të saj, ekipet e partive, dhe brumi i fjalimeve të titullarëve  dhe kandidatëve. Në fushata elektorale, nuk mund të dalësh kur je i mbushur me bllofe, mllefe, apo dhe inate të tjera personale dhe krahinore. Të dalësh në fushatë, dhe të thuash se “Veriu është diskriminuar nga Edi Rama, më shumë se Jugu në 12 vjet”,  dhe të udhëtosh në autostradat e reja të ndërtuara nga ky kryeministër, kjo sikur nuk shkon. Madje të nxjerr bllof dhe shpifës. Apo të dalësh në fushatë, dhe të përsëritësh të njëjtat fjali dhe premtime që ke thënë 12 vite më parë, edhe kjo sikur nuk shkon. Pas një periudhe të gjatë në “stol”, opozita e sotme duhej të kishte koalicionin më të madh, dhe më të fuqishëm politik, dhe nuk kishte ç’i  duhej Cris LaCivita, me pagesë aq të shtrenjtë. Fushata elektorale është objektive dhe origjinale, kur politikani flet për premtime të besueshme, pa u sforcuar, pa u djersitur se “mund të bëjë gafa nga përsëritja e shpeshtë e gënjeshtrave”. Shqipëria e 2025, nuk është Shqipëria e 1992, as Shqipëria e 2005, kur opozita e sotme mburrej se “kishte me vehte amerikanët”, dhe kur zgjedhjet i fitonte me blerje votash dhe banda. Drejt pushtetit nuk shkohet duke marrë me “qera” ish-këshilltarë nga SHBA apo ish-eurodeputetë nga Europa. Kursi me të cilin u prezantua edhe në këto zgjedhje kjo opozitë, mbetet një prej shkaqeve të dështimit kronik të Partisë Demokratike.në 2025, nuk mund ti impresionosh më shqiptarët, me ish-këshilltarë presidentësh, apo me eurodeputetë që e shohin ftesën e Berishës, si pjesë të biznesit të tyre. Ndaj, ikja apo ardhja e Cris LaCivita, nuk ka asnjë rëndësi, dhe asnjë ndikim në betejën elektorale të opozitës. Ai thjesht ka mbetur , si “lajm i parë” vetëm në portalet dhe mediat e Doktorit.

Të fundit

Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47...

Tirana në dy kohë, pas 26 maji 1996 dhe 11 majit 2025! (FOTO)

Kryesocialisti Edi Rama ka bërë një retrospektivë zgjedhjesh me një ecje të shpejtë në kohë dhe dy foto nga momente historike të Shqipërisë. I pari...

“Berisha babai im shpirtëror”, thirrja e Dash Sulës: Doktor je komunist, jep dorëheqjen

Dashnor Sula edhe pse e pranoi se Sali Berisha është babai i tij shpirtëror në politikë, i bëri thirrje kreut të PD nga studio...

A mund të bëhet Euro një monedhë globale?/ Me rënien e Dollarit, europianët kanë mundësi

Me rënien e Dollarit, europianët kanë një mundësi, shkruan The Economist Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilën ishte gdhendur një...

Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina...

Lajme të tjera

Web TV