1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e grupmoshës 15-19 vjeç në Shqipëri rezulton me statusin të martuar.

Por ky fenomen sipas sociologëve, edhe pse në shifra i ulët, është ngërç për shoqërinë e cila nuk po merr zgjidhje, duke sjellë jo pak pasoja.

“Nuk duhet ta shikojmë numerikisht çështjen. Kemi pas çdo rasti, një vajzë, një vajzë e vogël e re, të cilës i kemi ndërprerë mundësinë për zhvillim. Por në thonjëza, nën emrin e garantimit të sigurisë së të ardhmes së saj, ne e kemi detyruar atë që të bëjë disa zgjedhje për të cilat ajo nuk është e ndërgjegjshme. Kështu që në një formë do ta konsideroja, një formë dhune”, shprehet sociologia Erisa Dhamo.

Ky fenomen është më i përhapur në grupe të caktuara.

“Janë kryesisht vajza që vijnë nga grupe jo të mbështetura monetarisht, ose nga komunitete të margjinalizuara, të izoluara, nga familje që kanë përjetuar dhunë apo neglizhim në familjen e tyre apo nga komunitete me vlera dhe kultura të ndryshme”, shprehet sociologia.

Sipas OBSH, vajzat e martuara nën këtë moshë, përveç riskut për shtatëzani të hershme, rrezikojnë të bien pre e dhunës, braktisje të shkollës si dhe përjetimi i disa problemeve shëndetësore./Tv Klan/E.S

Të fundit

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor....

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në botë që ka krijuar vetë...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

Lajme të tjera

Web TV