Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim të tij se një grua në Lezhë u vendos në pranga pasi sipas tij blinte vota për PS-në.

Në lidhje me këtë situatë Gjoni kërkonte transparencë nga policia për këtë operacion të kryer.

“Jam informuar nga qytetarët  se nga Policia e Shtetit është ndaluar nje shtetase në Balldre të Lezhës pasi  dyshohet është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste. Qytetarja me iniciale M.D punonjëse në një lokal në Balldre është denoncuar dhe është ndaluar në flagrancë, por Policia e Lezhës nuk jep informacion zyrtar për ngjarjen për shkak të presionit me kodin e Manualit 184 më të cilin po përballet.

Kërkojmë urgjentisht transparencë për këtë operacion  policor pasi e kemi të qartë se patronazhistët kanë dalë në terren në tentativën e tyre për të blerë vota me urdhër të eprorëve të tyre politikë që mesa duket kanë ardhur me synimin për të poshtëruar Lezhën dhe qytetarët e saj. Dëshpërimi për humbjen e pashmangshme në 11 Maj ka bërë që shefat politikë të kërkojnë  kurbanë elektoralë edhe në Lezhë.

Ne jemi duke dokumentuar dosjen e plotë me kriminelet zgjedhorë dhe do ndjekim edhe rrugën ligjore. Qytetarët e Lezhës të mos intimidohen dhe ti denoncojnë me emra blerësit e votës që duan tu nëpërkëmbin dinjitetin. Ne do ti marrim në mbrojtje edhe personalisht edhe ligjërisht. I bëjmë thirrje SPAK të mos qëndrojë me indiferentë pasi Lezhën nuk do ta lëmë në mëshirë të kriminelëve zgjedhorë”, shkroi Gjoni në llogarinë e tij në Facebook.

Pas kësaj situate Policia e Lezhës ka reaguar duke shpjeguar se pretendimi i deputetit të PD është i pavërtetë. Më tej blutë bëjnë me dije se ka qenë një konflikt mes pronares dhe qiramarrëses së lokalit për përdorimin e pajisjeve.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ku kandidati për deputet i subjektit politik Partia Demokratike pretendon se nga Policia e Shtetit është ndaluar një shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet se është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste, sqarojmë opinionin publik se pretendimi i ngritur është i pavërtetë.

Po në interes të informimit publik, bëjmë me dije se më datë 26.04.2025, rreth orës 16:00, në sallën e Komandimit të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë për një konflikt të ndodhur në një lokal në Balldre, për verifikimin e të cilës shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga grupi hetimor dhe shërbimet policore janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ku nga tërësia e tyre, si këqyrje lokali, dëshmi palëve të përfshira dhe dëshmitarëve, si dhe veprimeve të tjera hetimore të domosdoshme për rastin, ka rezultuar se:

Lokali ku ka ndodhur konflikti është në pronësi të shtetases M. D., 62 vjeçe, banuese në Balldre, dhe prej disa kohësh ia kishte dhënë me qera shtetases D. N., 36 vjeçe, banuese në Balldre.

Të përfshirë në konflikt fizikisht ditën e sotme janë vetë marrësja me qera e lokalit shtetasja D. N., me shtetasen N. N., 32 vjeçe (vajza e shtetases M. D., pronares së lokalit), dhe arsyeja e konfliktit është për motive të dobëta, në lidhje me përdorimin e pajisjeve të lokalit.

Shtetasja D. N. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është risjellë në ambientet e policisë për vazhdimin e procedurave.

Gjithashtu, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes (dëshmitarë) janë shoqëruar shtetasja M. D. edhe dy shtetas të tjerë banues në Balldre, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal kur ka ndodhur konflikti.

Pas komunikimit me Prokurorin e gatshëm, do të referohen materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “Dëmtime tjera me dashje” në ngarkim të shtetases N. N./E.T

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV