Berisha premton nga Kuçova: Ballkani i Hapur do griset ditën e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Unë vij tek ju, për të paraqitur programin e PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore si programin më të mirë që është paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve”. Kështu e nisi sot takimin e tij Sali Berisha në Kuçovë.

Sot në mëngjes e nisëm fushatën në Selanik. Qindra, mijëra vëllezër, motra tona, erdhën të dëgjonin programin e partisë dhe të aleancës tonë, erdhën më të vendosur se kurrë për të votuar me 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë, ndryshimin e madh për të votuar, ndarjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një e keqe e madhe që po shkreton çdo javë, çdo muaj më shumë, Kuçovën, Beratin dhe Shqipërinë.

Më të vendosur se kurrë për të votuar me 11 maj, ndryshimin dhe ndarjen nga një e keqe që po i rrëmben kombit të ardhmen dhe rininë e tij. Jam këtu sot dhe e garantoj Ledianin, bashkëmoshatarët e tij dhe të gjithë të rinjtë në këtë shesh dhe kudo që ndodhen se 11 maji shënon fillimin e ri, për çdo të ri, për çdo fëmijë, çdo vajzë dhe djalë që do, e dëshiron të ndërtojë ëndërrën e tij në Shqipëri.

Dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri. Po ne garantojmë të rejat dhe të rinjtë, fëmijët se shkollimi i tyre në një arsim modern, në shkolla të pajisura me teknologji më të mira, me cilësi më të lartë do të jetë objektiv kryesor, duke dyfishuar buxhetin për arsimin dhe se nuk do të ketë më mesatare si shpatë Demokleu që të pengojë ata të hyjë në universitete. Përkundrazi dyert e universiteteve do të jenë të hapura dhe pas përfundimit, qeveria do të paguajë çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë, 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar. Qeveria do të përcaktojë grante për çdo biznes dhe startup të të rinjve tanë. Qeveria do të përcaktojë grante për çdo kredi, në mënyrë që çdo çift i ri të ketë një çati.

Lexo edhe :  Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

30 mijë euro për të mbuluar të gjitha interesat dhe më pas me fëmijën e tretë për ata që duan, qeveria do të paguajë vetë të gjithë kredinë. Miqtë e mi, do të bëjmë gjithçka, do të bëjmë çdo gjë që të kthejmë nga emigracioni të rinjtë dhe të rejat që ikën, por dhe çdo emigrant që do të kthehet në Shqipëri. Prova e jetës sonë, prova e forcës tonë, e vizionit tonë, është të kthejmë kombin në moshën e rinisë tij. Ky është qëllimi ynë. Kombi, vetëm kombi në moshën e rinisë, është komb me të ardhme, është komb që zhvillohet është komb që begatohet gjithnjë e më shumë”. m.p.

Të fundit

Dumani në DASH/ Po tani çfarë ka për të thënë Saliu?

Spartak Ngjela Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është pritur dje në Uashington nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të...

“400-500 euro në muaj”, a ia vlen investimi në skemat private të pensioneve?

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Pasiguritë ekonomike, bashkë me plakjen e shpejtë të popullsisë nga njëra anë dhe fakti se ajo...

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në shtetin verior...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e...

Lajme të tjera

Web TV