Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe qëndrimin e tij ndaj kreut të bankës qendrore.

Indeksi S&P500 u rikuperua me 4.6 për qind, duke përgjysmuar humbjen në rreth 10 për qind nga kulmi i tij në shkurt. Indeksi Nasdaq i aksioneve të teknologjisë u rrit me 6.7 për qind për javën, pjesërisht për shkak të një njoftimi nga Alphabet.

Java filloi me një vazhdim të rënies së tregut duke pasur parasysh tensionet e zgjatura mbi politikën e re tregtare të SHBA, por investitorët e zhvendosën shqetësimin në çështjen e pavarësisë së bankës qendrore pas deklaratave të ashpra nga Shtëpia e Bardhë.

Këshilltarët ekonomikë në administratën amerikane pranuan se Trump po shqyrton në mënyrë aktive mundësinë e zëvendësimit të Powell-it, mandati i të cilit përfundon në maj të vitit të ardhshëm, pavarësisht se presidenti amerikan prej muajsh po i bën presion këtij institucioni për të lehtësuar politikën monetare.

 

 

Por vetë Trump dha një deklaratë pajtuese të martën, e cila nisi fillimin e një rimëkëmbjeje solide të tregut në pjesën tjetër të javës.

“Nuk kam ndërmend ta shkarkoj”, tha presidenti amerikan, duke përsëritur vlerësimet e mëparshme se kreu i FED duhet të jetë pak më aktiv në drejtim të uljes së normave të interesit “duke qenë se kjo është koha e përsosur”.

Në fund të javës, pas një kohe të gjatë, dollari u forcua kundrejt euros dhe shportës së monedhave më të rëndësishme botërore.

Edhe në fushën e tensioneve tregtare, pati një farë relaksimi që mbështeti rimëkëmbjen e bursës, sipas të cilit ky front ende karakterizohet nga një numër i madh ngjarjesh konfuzuese për tregun./e.t

Të fundit

Cilat janë ndërprerjet më të bujshme të energjisë elektrike në botë?

Shkaqet që çuan në ndërprerjen e energjisë elektrike të 28 prillit 2025 në Portugali, Spanjë dhe Francë nuk janë identifikuar ende,...

Përfshihet nga flakët një nënstacion elektrik në Londër (Pamjet)

Rreth 100 zjarrfikës me 15 automjete kanë mbërritur në vendngjarje. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore,konkretisht në...

Superkompjuteri tregon fituesin e Champions League

Pas përfundimit të Kupës së Mbretit, ku Barcelona triumfoi ndaj Real Madridit në shtesë, vëmendja tani është zhvendosur tek Champions League. Gjysmëfinalet luhen këtë javë...

“2024 vit i vështirë”/ Olsian Çela raporton në KLP: Fluks çështjesh dhe pak prokurorë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024. Ai u shpreh...

Naomi Campbell: Jam shumë e vjetër për “Met Gala”

Modelja Naomi Campbell ka sugjeruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të botë së modës, “Met Gala” të këtij...

Lajme të tjera

Web TV