Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe vendin tonë, parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar gjatë këtij viti, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijuar nga politikat tregtare globale, të cilat mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe të konsumatorëve.

Kështu thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar se fundmi.

Më tej, Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë, do të arrijë në 3.2% gjatë vitit 2025, që përbën një rishikim me 0.5% më pak nga parashikimi i mëparshëm.

Megjithatë, Banka Botërore shprehet optimiste se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të përshpejtohet në 3.5%.

“Ne po vërejmë disa tendenca pozitive ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të cilat nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e Rajonit dhe mund të mbështesin rritjen solide të tij. Inflacioni i ulët dhe rritja e pagave mbështesin konsumin, ndërsa investimet publike po rriten. Nga ana tjetër, po vërejmë rritje të pasigurisë së brendshme në disa nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në BE dhe pasiguritë në rritje në tregtinë globale mund të ndikojnë negativisht perspektivën e rritjes ekonomike të rajonit”.

Raporti i Bankës Botërore sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë eliminimi i barrierave në tregun e punës, forcimi i integrimit ekonomik rajonal dhe rritja e konkurrencës në treg për të nxitur produktivitetin dhe mbështetur rritjen afatgjatë./Klan/E.S

Të fundit

99 vjet për arabin, presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Ulqinit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, nuk e ka dekretuar ligjin parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit...

Zbardhet sherri te “Ali Demi”, baba e bir hyjnë të armatosur në zyrën e PSD…

Një incident është regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në përplasje të armatosur dhe...

Kongresi i Partive Popullore në Spanjë, Berisha: Rama i ka kthyer zgjedhjet në fasadë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë. Gjatë fjalës së tij,...

Basha takime në njësitë 2 dhe 9: Vota për euroatlantikët është votë për familjen

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Luzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Nevila Nika, Fatos Brahja dhe Alfred Ahmetcenaj, zhvilluan takime...

Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti nuk ka lidhje me zyrën tonë!

Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka ardhur një reagim sqarues nga...

Lajme të tjera

Web TV