arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump i përgjigjet kritikave ndaj politikës së saj kundër imigracionit.
Me rastin e 100 ditëve të administratës së Donald Trump në SHBA, 100 foto të emigrantëve në SHBA të akuzuar për krime të ndryshme, të tilla si rrëmbime, vrasje, përdhunime të të miturve, abuzim me fëmijë, trafik droge etj., u vendosën përgjatë parkut të Shtëpisë së Bardhë. Të gjithë posterat theksojnë se autorët janë arrestuar.
100 posterat janë vendosur në një mënyrë të tillë (njëri pranë tjetrit), ku ekipet televizive të lajmeve transmetojnë lajme drejtpërdrejt jashtë Shtëpisë së Bardhë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se posterat në fjalë tregojnë disa nga emigrantët dhe kriminelët më të këqij të paligjshëm që administrata Trump ka arrestuar që nga marrja e detyrës.
Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit! Pse po bie mbështetja për Trump
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem, me rastin e 100 ditëve të administratës Trump, postoi në mediat sociale: “Nëse jeni këtu ilegalisht dhe shkelni ligjin, ne do t’ju ndjekim, do t’ju arrestojmë dhe do t’ju çojmë në burg”.
Imigracioni i paligjshëm mbetet çështja më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, sipas një sondazhi të ri të Associated Press. 52% thanë se politika e deportimit e Trump ishte “pothuajse e drejtë”. 46% thanë se miratojnë mënyrën se si Trump trajton imigracionin./E.S