Idajet Beqiri: Berisha urdhëroi vrasjen e njeriut që sulmoi Tritan Shehun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri, teksa shpjegonte procedurat ligjore dhe hapat që ndiqen për heqjen non gratas për rastin e Sali Berishës, nënvizoi se para se të heqë këtë njollë, kreu i PD-së duhet të pastrohet nga dosjet penale që ka në Shqipëri dhe nuk janë të pakëta.

Teksa i numëronte krimet ndër më shumë se tre dekada Berishës, ai dha edhe një lajm të ri. Sipas Beqirit, nuk janë vetëm dosjet për vrasjet e Tropojës, Gërdecit, 21 janarit, 1997-ës, firmat piramidale etj., por edhe një tjetër që sapo ka shkuar në Prokurori sipas tij.

Beqiri shpjegoi se bëhet fjalë për vrasjen e njeriut i cili gjatë trazirave të vitit 1997 në Lushnjë, u lakua se përdori perimen e preshit për sulm ndaj Tritan Shehut, të cilin presidenti i asaj kohe Sali Berisha e kishte dërguar për negociata me protestuesit.

Avokati tha se pas asaj ngjarjeje të paprecedentë, Berisha mblodhi këshillin dhe njerëzit e afërt të tij, duke urdhëruar eliminimin fizik dhe sipas tij “njeriu që përdori preshin ndaj Shehit është vrarë dhe ajo dosje tani ka shkuar në Prokurori”.

Avokati nuk dha as emër dhe as detaje apo veprimet proceduriale të kryera në protokollim apo regjistrim, por theksoi se tashmë ajo i është bashkuar dosjeve të tjera që rëndojnë ndaj kreut të PD-së.

“Një tjetër vrasje që po i shkon Berishës atje është edhe vrasja e atij njeriut atje në Lushnjë, që përdori preshin te Tritan Shehu më 1997, ku Saliu thirri mbledhjen urgjent me njerëzit e tij në Gardë, Polici, Shik dhe urdhëroi vrasjen e ati personit të preshit. Është vrarë ai personi i preshit, ka edhe njerëz të implikuar atje në Lushnjë, që Berisha i ka përkrahur apo dekoruar pas kësaj. Po hetohet edhe ajo dosje, ka shkuar për hetim”, tha avokati për Report Tv, por pa dhënë shpjegime. m.p.

Të fundit

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë...

Veliaj në qeli/ Rama: Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por ne do të marrim më shumë vota

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe akuzave se duhet të largohet për shkak se ka persona të qeverisë në burg. “Ku i ke parë këto dorëheqjet me...

“Travel Off Path”/ Pse Shqipëria po bëhet destinacioni kryesor turistik në Evropë?

Evropa të sjell në mendje imazhe të bulevardeve madhështore pariziene, rrënojave të lashta romake dhe plazheve spanjolle të mbushura me diell, sipas “Travel Off...

Lajme të tjera

Web TV