Vogëlushi në telashe, dëmtoi pikturën 50 milionë dollarëshe në muze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë ka dëmtuar një pikturë shumë të vlefshme të artistit amerikan Mark Rothko në Muzeun Boijmans Van Beuningen në Rotterdam.

Piktura Grey, Orange on Maroon, No. 8, e cila vlen deri në 50 milionë euro, është gërvishtur në pjesën e poshtme.

Muzeu tha se dëmi ndodhi gjatë një momenti pa mbikëqyrje. Sipas tyre, dëmi është sipërfaqësor, por i dukshëm, pasi piktura nuk ka një shtresë mbrojtëse.

Ekspertët thonë se veprat e Rothko-s janë të vështira për t’u restauruar për shkak të materialeve që ai përdorte dhe ngjyrave të forta, ku edhe dëmet më të vogla duken menjëherë.

Piktura ndodhej në një hapësirë publike të muzeut, ku ruhen dhe ekspozohen vepra të dashura për vizitorët. Ky rast ka ngritur shqetësime edhe për muze të tjerë që planifikojnë të hapin arkivat për publikun, si në Britani.

Muzeu po punon me specialistë për të parë si mund të riparohet piktura, dhe shpreson ta ekspozojë përsëri në të ardhmen. /e.t

Të fundit

“Roskoveci është burrë i bërë nga një grua”, Rama: Jam futur në konflikt me burrat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier. Ai u...

Rama në Fier: Vota e rinisë ka profecinë e Gjergj Kastriotit drejt BE-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, këtë të martë ishte në një takim elektoral me të rinjtë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për...

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30%

Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa kompanive të licencuara për furnizimin...

Rusia gati të sulmojë NATO-n, Medvedev: Finlanda dhe Suedia janë targeti jonë

Rusia tashmë e ka një synim, ai është sulmi ndaj shteteve më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Objektivin e ka bërë...

Amal Clooney mund t’i ndalohet hyrja në SHBA, por pse?

Amal Alamuddin Clooney, avokatja e njohur për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e aktorit George Clooney, mund të përballet së shpejti me ndalim...

Lajme të tjera

Web TV