Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re zhvillimi me financim nga Bashkimi Evropian. Do të ngrihen parqe eko-Industriale, që sipas ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, janë në të njëjtën linjë me politikat e Brukselit.

“Tranzicioni nga metodat tradicionale të prodhimit në ato moderne janë thelbësore për anëtarësimin në BE dhe për zinxhirin e vlerës. Me anën e këtij projekti BE dëshiron të mbështesë dekarbonizimi dhe të rrisë zonën e parqeve eko-industriale në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ambasadori Gonzato.

Projekti i rijetësimit do të nisë nga metalurgjiku në Elbasan apo zona industriale e Kombinatit në Tiranë, për të cilat do të bëhen projekte për të futur në këto zona industri të ndryshme ekonomike dhe kreative.

“Projekti financohet nga kuadri i investimit të Ballkanin Perëndimor, WBIF, i financuar nga BE dhe do të zbatohet nga IFC, pjesë e grupit të Bankës Botërore, dhe mbaron në vitin 2027. Fondi fillestar është 600 mijë euro. Zona e kombinatit dikur me tre fabrika sot janë të degraduara, dhe presin t’i fusim në planet tona për të pasur një tranzicion, drejt një zone të pastër, të padëmshme, ku mund të zhvillojmë zona multifunksionale”, tha Gonxhja.

Këto projekte tha Javier Suarez, nga IFC sjellin rritje ekonomike.

“Këto parqe janë më shumë se një përpjekje mjedisore, ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe zinxhirët e duhur të ofertës. Ne po mbështesim të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për të krijuar hapësirën e duhur të investimeve”, tha Javier Suarez, nga IFC.

Për këtë hap të ri drejt industrisë së zhvilluar dhe në përputhje me standardet mjedisore në Tiranë u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare, anëtare e Grupit të Bankës Botërore. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV