Last Updated on 22/05/2025 by adminfjala
6000 gjoba janë vendosur në Tiranë gjatë 72 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 14 drejtues mjetesh janë arrestuar e proceduar penalisht dhe 13 automjete u bllokuan nga policia rrugore.
Gjatë kontrolleve të kryera në kryeqytet, i pranishëm ka qenë edhe Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Lorenc Shehu.
“Komisariati i policisë rrugore në drejtorinë vendore të policisë tiranë, ka marrë një sërë masash për të evidentuar dhe ndëshkuar përdoruesit e rrugës të cilët kryejnë shkelje rrugore”.
Policia iu bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve. m.p.