Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald Trump, që të shpallin si organizata terroriste kartelet e drogës në Shqipëri.

Berisha theksoi se në SHBA ka tashmë një qasje të re ndaj grupeve kriminale, ku disa kartele janë shpallur si terroriste, dhe kërkoi që e njëjta qasje të aplikohet ndaj rrjeteve mafioze shqiptare.

“I bëj thirrje Trump dhe qeverisë amerikane të shpallë terroriste kartelet këtu që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës,” – deklaroi Berisha.

Ai shtoi se një veprim i tillë do të ishte një kontribut i madh për sigurinë në Shqipëri, rajon, NATO dhe Evropë. Berisha akuzoi sërish eksponentë të lartë të mazhorancës, përfshirë Edi Ramën, Taulant Ballën dhe Ervin Hoxhën, për lidhje me këto kartele dhe u shpreh i gatshëm të paraqesë prova që, sipas tij, vërtetojnë këto implikime.

“Dita e djeshme shënon një moment kthese të rëndësishme për shqiptarët dhe jo vetëm,” – përfundoi Berisha deklaratën./e.t

Të fundit

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal...

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Lajme të tjera

Web TV