Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më të dëgjuara të muzikës country në shekullin 21, të publikuar nga Billboard.

Kënga “Meant To Be”, bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line, ka zënë majën e kësaj liste prestigjioze, duke lënë pas emra të mëdhenj të zhanrit country dhe duke konfirmuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Rexhës edhe jashtë kufijve të pop-it ku ajo u bë e njohur fillimisht.

Vetë këngëtarja ndau këtë arritje në Instagram me ndjekësit e saj, duke rishpërndarë postimin zyrtar të Billboard dhe duke shprehur krenarinë për vendin që i është dhënë në historinë e muzikës amerikane.

Lista është hartuar duke analizuar performancën e këngëve në tabelën Top Country Songs gjatë 25 viteve të para të këtij shekulli, dhe prania e një shqiptareje në krye të saj është një moment historik për muzikën dhe përfaqësimin shqiptar në arenën ndërkombëtare./e.t

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV