Last Updated on 21/04/2026 by EL
Pas vendimit përfundimtar të marrë ditën e sotme në lidhje e vrasjen e të resë Liridona Ademaj, 2 autorët e të cilës u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa një i tretë me 30 vite burg, ka reaguar këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.
Nëpërmjet një postimi të bërë ditën e sotmen në Instagramin e saj, Dafina Zeqiri shkroi: Le të jetë ky standardi!
Ditën e sotme, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli vendimin përfundimtar, duke dënuar me burgim të përjetshëm bashkëshortin e saj, Naim Murseli si dhe të akuzuarin tjetër Granit Plava, të cilët u shpallën fajtorë për veprën penale “vrasje e rëndë”, e kryer në bashkëkryerje.
Ndërsa për të akuzuarin tjetër, Kushtrim Kokalla, gjykata caktoi 30 vite burg. Mbi këtë të fundit rëndon akuza për veprën penale “ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.
Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2023 në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.
Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja./et
