Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po thërrasin vetëm psikologët.

Mbasi i kanë kërkuar ndërhyrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Urdhri i Punonjësve Socialë u kërkon të gjitha gjykatave që të unifikojnë praktikën dhe t’i thërrasin si ekspertë për rastet e divorceve mes çifteve që kanë fëmijë dhe ku sociologu është i caktuar me ligj të përshkruajë rrethanat socio-ekonomike të prindërve.

Punonjësit socialë pretendojnë se nuk ka vetëm shkelje të ligjit, por edhe dëmtohet interesi më i lartë që është ai i fëmijës.

Megjithëse mbeten të preferuarit e gjyqtarëve, edhe psikologët nuk i kanë fort në qetësi situatat, mbasi vazhdojnë vetëjetën për kryetarin.

Nga të dhënat që Këshilli i Lartë Gjyqësor i vendosi në dispozicion Top Channel, rezulton se gjatë 2024 u shqyrtuan 11,909 padi divorcesh, nga të cilat u gjykuan dhe u dha vendim për 7,432 zgjidhje martesash./kb

Të fundit

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit: “Pa merak, dy yjet që doni…”

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet...

Lajme të tjera

Web TV