KQZ numëron fletët e votimit në 229 kuti në të gjithë Shqipërinë, çfarë u vu re?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në magazinën qendrore të KQZ-së në Vaqarr u hapën këtë të enjte 229 kuti votimi nga 11 qarqe të vendit.

Të parat u hapën kutitë e qarkut Vlorë, të cilat rezultuan pa asnjë problem dhe po e njëjta situatë u verifikua edhe me kutitë e hapura nga qarqet e tjera. Vendimi i KAS për t’i hapur këto kuti erdhi pas kërkesës së PD që pretendonte se rreth 130 mijë vota në të gjithë vendin rezultonin të zhdukura.

KQZ iu përgjigj pretendimit të PD se shifrat e fletëve të munguara pa u raportuar ishte për shkak të gabimeve njerëzore të komisionerëve në qendrat e votimit. Por ky argumentim i KQZ-së, nuk bindi opozitën, e cila përmes dy anëtarëve në KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, mundësuan hapjen e kutive.

Më herët, edhe pretendimet e PD për manipulime në procesin zgjedhor përmes aplikimit të trenit bullgar, ose metoda të tjera, janë hedhur poshtë nga KQZ dhe autoritetet hetimore. Opozita ka kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve në të 12-të qarqet, ndërkohë që kjo kërkesë për qarkun e Kukësit u hodh poshtë këtë të enjte. m.p.

Të fundit

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV