Justin Bieber mund t’i marrë gjysmën e pasurisë 1 miliard dollarëshe Hailyt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse Justin Bieber dhe Hailey Bieber ndahen, nuk do të thyehen vetëm zemrat, por edhe llogaritë bankare do të përjetonin një tërmet.

Burime për ‘Page Six’ konfirmojnë se çifti nuk ka firmosur një marrëveshje paramartesore (prenup), gjë që mund t’i japë Justin-it të drejtë për një pjesë të biznesit një miliardë dollarësh të Hailey-t: Rhode.

Së fundmi Hailey ka shitur biznesin e saj të kozmetikës “Rhode” për një shifër që mund të arrijë deri në 1 miliard dollarë. Por me mungesën e një prenup-i, ajo fitore mund të mos jetë vetëm e saj.

“Çdo pasuri e krijuar gjatë martesës në Kaliforni konsiderohet pronë e përbashkët nëse nuk ka një marrëveshje ligjore që e përcakton ndryshe,” – sqaroi një avokat i njohur divorcësh për Page Six.

E thënë ndryshe: pavarësisht se Rhode është firma e Hailey-t, edhe Justin mund të përfitojë në rast divorci përderisa marka është krijuar pas dasmës së tyre në 2018./E.Ç

Të fundit

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Lajme të tjera

Web TV