Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Auron Tare

Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio – një bari i ardhur nga India, i cili me praninë e tij të heshtur eshte një deshmi e nje tradite që në këto anë është në rrezik zhdukjeje. Roi nuk është thjesht një i ardhur i rastësishëm; ai është dëshmitari dhe, në njëfarë mënyre ndoshta nje nga ruajtësit e fundit te një jetese që ka formuar ekonominë, kulturën dhe shpirtin e krahinës për mijëra vjet.

Dikur, Kolonja gumëzhinte nga jeta baritore. Tufat e mëdha të kolonjareve udhëtonin drejt bregdetit të Jugut apo viseve të Çamërisë, duke ndjekur ritmet sezonale të një jete të ndërtuar mbi rritet pagane të natyrës, kulturën pastorale, adhurimin per malet si dhe në bashkëjetesë me kafshët. Zilet e mëdha të cjepëve që prinin kopetë, te sjella nga Janina apo Leskoviku kumbonin përgjatë brigjeve të Vjosës, deri sa zbrisnin në ultësirat pjellore. Kolonja dhe Kurveleshi dikur ishin ndër krahinat më të pasura me kope dhe stane, duke krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe një kulturë të tërë të bazuar në blegtorinë nomade.

Sot, kjo botë është thuajse në shuarje. Numri i tufave dhe i staneve në Kolonjë dhe Kurvelesh është zvogëluar ndjeshëm. Jetesa baritore mbahet me vështirësi të mëdha dhe shpesh nga njerëz në kufijtë e mbijetesës.

Në këtë realitet të zymtë, ardhja e Roit merr një kuptim të veçantë. Ai është simbol i një cikli që po mbyllet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën: shuarja e jetës dhe kulturës baritore – një epokë mijëravjeçare që po vdes ngadalë, para syve tanë.

Roi, me mënyrën e tij të heshtur dhe përkushtimin ndaj tufës së tij, mund te jete ndoshta kujtimi i fundit i gjallë i një harmonie të humbur mes njeriut dhe natyrës.

Shuarja e kulturës baritore – një humbje e madhe për identitetin dhe të ardhmen turistike të Shqipërisë.

Nuk ka asnjë dyshim se jeta baritore është një nga mënyrat më të vështira të jetesës, sidomos në kohën moderne, ku teknologjia dhe urbanizimi kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën si jetojmë. Në këtë realitet të ri, të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’u përkushtohen tufave në malet e vendit. Dhe pikërisht këtu nis një debat thelbësor: me humbjen e kulturës baritore, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm një pjesë të identitetit të saj mijëravjeçar, por edhe të gjitha pjeset e lidhura me këtë mënyrë jetese – nga zakonet, veshjet dhe muzika, deri te kulinaria dhe vetë raporti i njeriut me natyrën.

Lexo edhe :  Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Ndërkohë, kjo mënyrë jetese përfaqëson një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri për të eksploruar natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Nëse vitet që vijnë do të na gjejnë me barinj indianë apo filipinezë në malet tona, do të kuptohet qartë se çfarë humbje e pakthyeshme do të ishte kjo për turizmin kulturor dhe për identitetin e thellë të krahinave tona.

Duke njohur rëndësinë e madhe të kësaj tradite, UNESCO e ka shpallur që prej vitit të kaluar kulturën baritore (pastoralizmin) si pjesë të trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të njerëzimit. Shqipëria pati fatin të jetë pjesë e listës së vendeve që gëzojnë këtë status. Por, për fat të keq, deri më sot, nuk ekziston asnjë projekt, ide konkrete apo përpjekje serioze për ta mbështetur këtë pasuri të rrallë të kulturës sonë kombëtare.

Kjo trashëgimi nuk është thjesht një relike e së kaluarës; ajo është një urë që na lidh me lashtësinë, me popullatat që kanë jetuar në këto troje për mijëra vjet, dhe me të gjitha shtresat e thella kulturore që kanë formuar identitetin shqiptar. Ruajtja dhe mbështetja e kulturës baritore nuk është vetëm një detyrim moral apo historik – është gjithashtu një mundësi e madhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion të veçantë për turizmin kulturor dhe të qëndrueshëm.

Roit i urojme qendrim te mbare ne Malet e Kolonjes por na duhen barinj shqiptare.

Të fundit

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC)....

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

“Gra bjonde me përmasa specifike të gj*ksit”/Kërkesat e ‘çmendura’ në 18-vjetorin e Jamal

Lamine Jamal mbushi dje 18 vjeç. Dhe festa e tij e ditëlindjes ka fituar një vëmendje të veçantë. Klaudia Kalvo, modele spanjolle, ka zbuluar detaje...

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

Lajme të tjera

Web TV