Victoria Beckham i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortit të saj David Beckham në 51-vjetorin e lindjes, duke ndarë në rrjetet sociale foto të rralla dhe momente intime nga jeta e tyre.
Në një postim në Instagram, stilistja britanike e quajti Davidin “bashkëshortin më të mirë”, duke shkruar: “Ti je bota jonë, gjithçka për ne. Të duam shumë!!! Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit, babait, djalit, vëllait dhe mikut më të mirë.”
Ajo shtoi gjithashtu: “Shpirti më i mirë dhe më bujar. Do të të përkëdhelim gjithë ditën, askush nuk e meriton më shumë se ti.”
Çifti, i martuar që nga 4 korriku 1999, kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Edhe djali i tyre Romeo Beckham i dedikoi një mesazh publik babait, duke e quajtur “miku im më i mirë”.
Megjithatë, festa familjare pritet të festohet pa djalin e madh të familjes, Brooklyn Beckham. Në janar, ai publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar prindërit se kanë “kontrolluar jetën dhe narrativën e tij për vite me radhë”.
“Unë nuk dua të pajtohem me familjen time. Po qëndroj në këmbë për veten për herë të parë,” shkroi ai, duke shtuar se marrëdhëniet familjare kanë qenë “jo autentike”.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa vëmendja është përqendruar nëse Brooklyn do të bëjë ndonjë hap drejt pajtimit, sidomos pasi ai nuk reagoi as në ditëlindjen e nënës së tij muajin e kaluar.
Pavarësisht kësaj, Victoria dhe David vazhdojnë të shfaqin një imazh të fortë publik të marrëdhënies së tyre, duke festuar momentet e rëndësishme familjare me dashuri dhe përkushtim./mxh
