Last Updated on 16/06/2025 by adminfjala
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në Samitin për Bashkëpunim në Europën Juglindore (SEECP) që po mbahet në Tiranë, u ndal te përshkallëzimi i fundit i situatës në Lindjen e Mesme.
Duke shprehur shqetësimin e thellë të Shqipërisë për përplasjet midis Iranit dhe Izraelit, Hasani theksoi rrezikun që paraqet kjo krizë për stabilitetin global, duke rikujtuar se zhvillimi i armëve bërthamore mund të ketë pasoja shkatërruese për të gjithë botën.
Ai nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme përmes mjeteve politike dhe respektimit të të drejtës ndërkombëtare./kb