Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i madh gjyqësor mes vendeve.

Sipas tij, në Shqipëri mbetet thelbësor identifikimi i të ardhurave nga krimi.

“Ne e njohim angazhimin e vendeve në rajon për të luftuar krimin e organizuar, që është i dëmshëm për kohezion social dhe gërryen besimin  e qytetarëve tek institucionet. Rrjetet kriminale përdorin edhe institucionet për të zgjeruar ndikimin e tyre. Duhet të punojmë sëbashku. Forcimi i sundimit të ligjit është sfidë thelbësore për vendet që duan të anëtarësohen në BE. Puna juaj ndikon direkt në këtë proces.

Pandëshkueshmëria nuk duhet të jetë e pranishme në shoqëri. Natyra në zhvillim e krimit ndërkombëtar kërkon vigjilencë dhe nisma konkrete si dhe burime financiare e njerëzore. Identifikimi i të ardhurave nga krimi është thelbësor në Shqipëri, si dhe rimarrja e aseteve.

Duhet bashkëpunim gjyqësor më tej dhe përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion, mbështetja e ofruar nga ky projekt për Ballkanin Perëndimor, ka efekte mjaft praktike përveç kontributeve të vlefshme që prokurorët japin. Përmes projektit, vendet kanë akses në burimet dhe praktikat më të mira të Eurojust. BE qartësisht përmes Eurojust dhe delegacioneve do vazhdojë t’ju mbështesë në punën tuaj”, tha Gonzato./kb

Të fundit

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në...

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

Lajme të tjera

Web TV