Luhatjet vazhdojnë, nafta e Patos-Marinzës mban gjallë eksportet shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet “ngritën kokë” në maj pas rrëshqitjes në tatëpjetë në prill. Nga pak më shumë se 34 miliardë lekë një vit më parë, muajin e shkuar në tregjet e huaja u shitën mallra që kushtuan 35.1 miliardëlekë.

Rritja përllogaritet në rreth 1 miliardë lekë apo 1.2 %. Kontributin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë eksporti i naftës bruto të nxjerrë nga fushate Patos-Marinzës, që në maj u zgjerua me 6.2 %.

Me përjashtim të ushqimeve dhe tekstileve e këpucëve, të gjithë grupet e tjera të produkteve paraqiten në rënie, duke konfirmuar se “kriza e eksporteve nuk ka marrë fund”.

“Nuk kemi të bëjmë me me një kthesë. Kemi thjesht një grup produktesh, në këtë rast karburanti që ka shënuar zgjerim të konsiderueshëm e rrjedhimisht ka ndikuar në peshën totale. Por kriza e eksporteve vijon”, tha Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë.

E kundërta ndodhi me importet muajin e shkuar. Pavarësisht shifrave në rritje të turistëve, u blenë nga jashtë mallra me vlerë 77.6 miliardë lekë. Në krahasim me majin e një viti më parë, rënia përllogaritet me gati 3 miliardë lekë.

“Kemi një krizë konsumi e cila pritet të bëhet edhe më e ashpër në vijim si pasojë e largimeve nga vendi. Turistët nuk po ndikojnë në zgjerimin e konsumit e rrjedhimisht në zgjerimin e konsumit e rrjedhimisht në nxitjen e prodhimit vendas apo importeve”, tha Edison Zaçaj, ekspert për ekonominë.

Me eksportet që morën një kthesë të vogël dhe importet në rënie lehtë, bilanci tregtar u mbyll negativisht për vendin muajin e shkuar me 35 miliardë lekë deficit.

“Vijojmë te kemi një bilanc aspak të premtuar që rrezikon të na kthejë shumë pas në kohë me një deficit tregtar të theksuar”, tha ai më tej.

Lexo edhe :  “Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Muajin e shkuar Shqipëria eksportoi më shumë produktedrejt Kosovës, Greqisë dhe Gjermanisë. Nga ana tjetër, kompanitë shqiptare kanëçuar më pak produkte drejt Italisë dhe Maqedonisësë Veriut. /e.t

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV