“Flamur Noka dhe Albana Vokshi, sherr mes njëri-tjetrit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka nisur procesi i rinumërimit të kutive, një proces që vjen pas disa ankimimeve maratonë që përfundoi në vendimin për hapjen e mbi 2323 qendrave të votimit, nga ku sot ka përfunduar ky proces për Gramshin dhe Peqinin. Pas 6 orësh rinumërim, doli se u gjetën disa mospërputhje të izoluara dhe në dukje jo madhore, me diferenca të vogla të cilat nuk duket sikur i japin zë pretendimit të PD-së për të justifikuar humbjen e thellë në 11 maj.

Lidhur me këtë ka komentuar dhe juristi Romeo Kara për Report Tv, i cili ka thënë se ky proces rrëzon pretendimin. Ai tha se është një marzh kaq i vogël gabimi sa, sipas tij, kishte edhe më shumë në rinumërimin e njohur në zgjedhjet presidenciale të SHBA mes Al Gore dhe Bush. Nga ana tjetër, Kara tha se kjo është vetëm një çështje që fiton kohë për të gjetur justifikime për humbje dhe parashikon se tani do të nisë brenda PD-së nxjerrja në pah e problematikave të brendshme.

‘Kara: Mendoj që nëse janë më pak fletë votimi, pra asnjë fletë votimi e parregullt për një kuti, i bie. Pra janë 15-20 fletë votimi në 90 kuti. Po të jenë kështu, nga kjo anë paska qenë sahat zvicerian. Këtë lloj marzhi gabimi mund ta kenë në çdo vend të botës. Kur u hapën kutitë e votimit të Al Gore me Bush janë gjetur shumë më tepër. Do të kishin vlerë nëse do të ishin rezultatet kaq afër, votimi mund të vendoste për rezultatin. Zakonisht kur është rezultati ngushtë me 1 përqind ka një vlerë për t’i parë. Rinumërimin e shoh si pjesë e transparencës. Ata që e kërkojnë e dinë mirë rezultatin dhe nuk duan ta pranojnë. Këto shashka demagogjike që po hedhin pas kësaj do ta ndryshojnë ata do nisin duke nxjerrë problematikat e brendshme që do të ketë PD-ja. PD po hyn në një rrugë vetë-shkatërrimi. PD-ja i ka hyrë numërimit për t’i marrë votat të vetëve, jo kundërshtarit.’

Lexo edhe :  Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te "5 Maji"

Juristi shton më tej se Berishës i ka dalë situata nga kontrolli në PD, ku shton se jo më larg se dje është parë dhe një debat mes ‘veglave’ të tij, siç i quajti ai, për Nokën dhe Vokshin.

Gazetari: Duket sikur ka një qetësi në PD? Sikur të gjithë janë në unison që Berisha mos të iki? Si e komentoni këtë situatë?

Kara: Ta konsiderosh qetësi, që parafolësja para meje Ilirjana Kuçana ka ngritur zërin që i kanë marrë vota. Unë bëj analizën time. Ata e kuptojnë që na duhet Berisha për aq sa na bëjnë mirë ne. Ata kur kundërshtojnë njëri-tjetrin, tregon se Berishën kundërshtojnë. Madje dje mësova se në Kuvend ka pasur debat mes veglave më të bindura të Berishës, Flamur Nokës dhe Albana Vokshit. Berisha nuk e menaxhon dot më. m.p.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV