5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti nuk janë realizuar 128 milionë euro shpenzime të planifikuara. Në total gjatë kësaj periudhe institucionet në vend kanë shpenzuar 2 miliardë 655 milionë euro, nga 2 miliardë 783 milionë euro që ishte plani për këtë pesëmujor.

Institucionet gjatë periudhës elektorale kufizohen për shkak se mund të bien në kundërshtim me kodin zgjedhor. Shkaku tjetër për mos-realizimin e investimeve ka të bëjë me keqplanifikimin nga ana e institucioneve, siç ndodhi vitin e kaluar, kur pjesa më e madhe e investimeve u bë në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë kjo periudhë e parë e vitit ka rezultuar e ‘artë’ për thesarin e shtetit që po mbledh miliona euro më shumë se vjet. Nga tatimet dhe taksat nga janari deri në fund të muajit maj janë mbledhur 3 miliardë euro ose rreth 187 milionë euro më shumë se vjet në të njëjtën periudhë.

Duke qenë se arka e shtetit po merr më shumë para sesa po nxjerr suficiti për këtë 5-mujor ka arritur në vlerën 400 milionë euro thotë Ministria e Financave, raporton Shqiptarja.com.

Vetëm administrata tatimore ka mbledhur 1.1 miliardë euro gjatë kësaj periudhe ku pesha më e madhe bie mbi të punësuarit. Për shkak të rritjes së pagave në administratë, aksionit ndaj pagave të nëndeklaruara dhe dorëzimit të deklaratave të të ardhurave individuale (DIVA), të ardhurat nga tatimi mbi pagat kanë arritur në 341 milionë euro, ose 73 milionë euro më shumë se vitin e shkuar në të njëjtën periudhë. Për këtë arsye janë rritur edhe të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që arritën në 735 milionë euro.

Lexo edhe :  Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

Kontributin e dytë më të madh e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që lidhet direkt edhe me konsumin. Nga TVSH-ja janë mbledhur në total 305 milionë euro ose 73 milionë euro më shumë se vjet. Më pas renditen fitimet e bizneseve. Janë 285 milionë euro të ardhura të mbledhura nga tatimi mbi fitimin me rritje prej 8.9 milionë euro në raport me vjet. m.p.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV