Last Updated on 17/06/2025 by adminfjala
Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël.
Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë një sërë masash për parandalimin e infeksionin deri më tani sëmundja që i merr jetën bagëtisë është prezente në 8 vatra të shpërndarë në 6 bashki gjithsej. Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari kërkon bashkëpunimin e blegtorëve, ndalimin e shtegtimit dhe tregtimit të kafshëve, sipas tij çdo kafshë e shitur në rrugë ilegale është e infektuar me murtajë.
“Mos shkoni në tregje që të blini asnjë dele apo dhi, tregjet janë të ndaluara edhe lëvizja e kafshëve është e ndaluar deh çdo gjë është kontrabandë. Mos u joshni nga çmimet e ulëta pasi ato janë kafshë të sëmura”, shprehet zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se në Shqipëri, murtajën e sollën delet e importuara nga Rumania, të cilat hynin ne vendin tonë më certifikata shëndetësore të falsifikuara. m.p.