Last Updated on 20/06/2025 by adminfjala
Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka paralajmëruar marrjen e një vendimi të bujshëm, për të ndryshuar emrin e qytezës turistike të Shëngjinit. Ai thotë se emërtimi i ri mund të jetë “Willson” në nder të Presidentin të 28-të të SHBA, Woodroë Wilson.
Ndreu ndan vendimin e marrë nga Fan Noli në bujën që ai ka pasur në Amerikë, kur media e madhe “Associated Press” raportoi se për nderin që i kishin bërë shqiptarët presidentit të tyre.
“Me nje dekret te vitit 1924, Fan Noli, emertoi Shengjinin me emerin “Willson”, ne nder te Presidentit Amerikan te asaj kohe, Willson!
Shoqata “Vatra” ja komunikoi vendimin agjensise “Associated press” e cila e shperndau ne gjithe shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirenjohjen e tyre per nderin qe vendi yne ju beri! Po sikur ta ribejme perseri vendimin?!”, shkruan kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Shëngjini është qytezë turistike në qarkun e Lezhës në Shqipërinë veri-perëndimore dhe dallohet për portin e tij dhe plazhin e gjerë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës dhe ka një popullsi rreth 4,000 banorë.
Deri në reformën administrative të vitit 2015, qyteza perfaqesohej nga komuna e tij, por pas reformës u bashkua, së bashku me ish-komunat e Balldrenit të Ri, Blinisht, Dajç, Kallmet, Kolsh, Shënkoll, Ungrej dhe Zejmen për të përbërë Bashkine e Lezhës./e.t