Last Updated on 22/06/2025 by adminfjala
E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga Real Madrid, pasi duket se nuk ëheë në planet e Xabi Alonso-s. Spanjolli është lodhur duke qenë një futbollist rezervë dhe kërkon të gjejë një ekip ku të jetë titullar dhe të ndihet i rëndësishëm.
Klubi madrilen është i vetëdijshëm për shqetësimin e lojtarit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Megjithatë, nuk pritet që drejtuesit e Realit të nxjerin pengesa për largimin e tij.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se janë dy klube që po ndjekin më vëmendje situatën e Dani Ceballos, Real Betis dhe Milan. Në javët në vijim pritet të ketë bisedime konkrete mes palëve të interesuara për shërbimet e Dani Ceballos, i cili këtë herë duket se dëshiron të largohet përfundimisht nga Real Madrid e jo më në formë huazimi. m.p.
