Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video në “Facebook” ka deklaruar se ishin qytetarët që e bindën për t’u kthyer për të kandiduar për presidente në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Për muaj të tërë kam ecur nëpër në çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja, kam dëgjuar hallet tuaja. Kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve të ndershëm por mbi të gjitha kam parë një gjë që ende nuk është shuar, shpresën dhe kudo në çdo fshat e qytet, në çdo tavoline e shesh, ju me folët me një zë.
Ju dëgjova prandaj po bashkohemi për të nisur këtë rrugëtim të ri të bashkimit. Le ti bashkojmë zemrat dhe ëndrërrat. Le të bashkohemi të gjithë”, tha Osmani.
