Pjesëmarrja e Iranit në Botërorit të kësaj vere komplikohet. Federata Iraniane e Futbollit nuk ka ndërmend të bëjë prapakthehu dhe ka deklaruar se kombëtarja iraniane e futbollist do të marrë pjesë në Botëror vetëm nëse kushtet e vendosura nga Irani do të pranohen nga vendet organizatore, SHBA, Kanadaja dhe Meksika.
Në një komunikatë të publikuar nga televizioni shtetëror theksohet se Irani nuk do të heqë dorë nga idealet, kultura dhe bindjet e tij.
Teherani ka vendousur 10 kushte për të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe mes këtyre kushteve është dhënia e vizave për të gjithë futbollistët dhe stafit teknik, në mënyrë të veçantë për ata që kanë qenë anëtarë apo që kanë shërbyer në radhët e Gardës Revolucionare si Mehdi Taremi apo Ehsan Hajisafi; përcaktimi i protokolleve më strikte për sigurinë e skuadrës në aeroporte, hotele dhe në rrugën për në drejtim të stadium; detyrimin e tifozëve për të ekspozuar vetëm flamurin iranian; ekzekutimin e himnit kombëtar iranian gjatë ndeshjes dhe lejimin vetëm të pyetjeve në aspektin teknik nga ana e gazetarëve.
Ajo që mbetet për t’u kuptuar është reagimi i Meksikës, SHBA dhe Kanadasë. Kjo e fundit, ndaloi hyrjen në vend të presidentit të Federatës Iraniane të FIFA, Mehdi Taj për shkak të lidhjeve të tij me Gardën Revolucionare duke krijuar një incident diplomatik. Pastaj janë edhe SHBA-të e Donald Trump, me këtë të fundit që gjithnjë ka qenë i ashtpër dhe protagonist në një tratativë me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit. Janë 10 kushte që me siguri do të diskutohen në takimin që Irani dhe FIFA do të zhvillojnë në 20 maj në Zyrih.
