“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të klubit të tij dhe atij të rivalëve Real Madrid.

“Ne kemi një qasje dhe shpirt thellësisht të ndryshëm. Ata mishërojnë një ndjenjë fuqie, ndërsa ne çojmë përpara një identitet të fortë. Secili mbron atë në të cilën beson. Rivaliteti ynë lind nga respekti i ndërsjellë dhe krenaria institucionale. Baza jonë është zhvillimi i të rinjve, ne kultivojmë talente që dalin nga brenda. Ata, nga ana tjetër, veprojnë më shumë përmes tregut, duke prodhuar rrallë lojtarët e tyre. Kjo na bën krenarë për atë që jemi. Ne jemi më shumë sesa thjesht një klub.”

Kujtojmë që këtë sezon Barcelona i mposhti në 4 përballje Realin, në finalen e Superkupës, në finalen e Kupës së Mbretit dhe në dy ndeshjet e kampionatit La Liga./ D.C

Të fundit

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Interpol Roma i arreston

Dy vëllezër të shpallur në kërkim për disa vepra penale, janë lokalizuar dhe arrestuar në Itali si rezultat i...

Mitrovicë, lëshohet për qarkullim ura e re që lidh veriun dhe jugun

Mitrovica e Jugut e banuar me shumicë shqiptare si dhe pjesa e veriut me shumicë serbe tashmë kanë urën e tretë për lëvizjen e...

E ftoi Shqipëria, ai zgjodhi Kosovën! Agjenti shpjegon vendimin e Avdullahut

Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë....

“Buna Fest”, i jep jetë lumit, shkodranët festojnë në “Amazonën shqiptare”

“Buna Fest” në Shkodër ishte festa që i ktheu vëmendjen e munguar prej vitesh lumit Buna, duke bërë bashkë banorët vendas, vizitorë e turistë...

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër...

Lajme të tjera

Web TV