Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për vlerësimet e inteligjencës amerikane në lidhje me sulmet bërthamore të Iranit.

“REPORTERËT E LAJMEVE TË RREME NGA CNN DHE NEW YORK TIMES DUHET TË PUSHOHEN MENJËHERË!!!” shkroi Trump në Truth Social, duke i quajtur ata “NJERËZ TË KËQIJ ME QËLLIME TË LIGA”.

“Thashethemet janë se gazeta e dështuar New York Times dhe CNN i lajmeve të rreme do t’i pushojnë nga puna gazetarët që shpikën historitë e rreme mbi vendet bërthamore të Iranit, sepse e kanë kuptuar shumë gabim”, pohoi Trump në një postim të veçantë.

Mediat raportuan mbi informacione të klasifikuara të inteligjencës amerikane që sugjeronin se sulmet e fundjavës e penguan programin bërthamor të Iranit vetëm me muaj, në vend që ta shkatërronin atë.

Trump më parë e kishte veçuar Natasha Bertrand të CNN-së, duke thënë se ajo “duhet të PUSHOHET nga CNN! E pashë për tre ditë duke bërë lajme të rreme”.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, i kritikoi raportet, duke pretenduar se vlerësimet e rrjedhura ishin “shkruar me besim të ulët” dhe ishin publikuar në mënyrë selektive për të “minuar udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump”.

Trump ka pohuar vazhdimisht se objektet bërthamore të Iranit u “shkatërruan” në operacionin që shënjestroi tre vende kyçe, duke kundërshtuar vlerësimet e inteligjencës të raportuara nga mediat kryesore. m.p.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV