Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë nëse bëhet fjalë për mbytje apo 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak.
Gjithsesi grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave.
“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.