DASH do t’i heqë “non gratën” Berishës? Ish-zyrtari i lartë: Ja si hiqet masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, thekson ekskluzivisht për A2 CNN se sanksionet ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë vendosur pa prova konkrete, por në bazë thashethemesh, të përcjella nga ambasada e SHBA në Tiranë për në Uashington.

“Ky legjislacion që krijoi këtë tip sanksioni u themelua gjatë administratës së parë Trump në vitin 2018 dhe ishte një përpjekje për të gjetur një mënyrë më efeciente për të vënë sanksione mbi njerëz të akuzuar për korrupsion”, tha Moore.

Ai vlerëson se programi për shpalljen “non grata” të politikanëve ka shumë të meta dhe duhet të rishikohet.

“Fatkeqësisht, në opinionin tim personal, ka pasur disa probleme kyçe me këtë legjislacion. E para është pikërisht barra e provës. Këto sanksione kërkojnë fakte, detaje, argumente ligjorë dhe transaksione financiare që bllokohen si nga SHBA, por edhe nëpërmjet SHBA-ve. Këto sanksione, përmes Departamentit të Shtetit, prezantuar në vitin 2018, duket se mbështeten kryesisht nga akuzat për korrupsion. Pra, personi i parë i ka thënë personit dy, që i tha ambasadës që dikush është i korruptuar. Pastaj, ka pasur edhe një nxitim për t’i vënë disa njerëz nën sanksione. Zoti Berisha nuk është i vetmi në Shqipëri dhe subjekt i këtyre sanksioneve”, tha Moore, raporton A2 CNN.

“Mendoj se është një pyetje serioze që duht ngritur sa i përket vlefshmërisë së sanksioneve dhe përmbajtjes së “dëshmive”. Meqënëse kjo ka ndodh në vitin 2018 dhe tani jemi 7 vite pas dhe ka shumë njerëz në botë që janë në atë listë që nuk janë marrë nën hetim asnjëherë. Dhe ngrihet pyetje serioze për sa i përket vlefshmërisë së sanksioneve. Sigurisht që ato mund të sfidohen dhe një problem i dytë me këtë legjislacion është që nuk ka një proces kundërshtimi apo për të parë nëse dikush ka dhënë kontribut pozitiv në interes të SHBA-ve”.

Lexo edhe :  Sezoni turistik/ Policia në gatishmëri për garantimin e qetësisë publike në Shëngjin

Ambasadori Moore shprehet se tashmë parlamenti i ri shqiptar ka fuqinë që të ndërhyjë në Uashington lidhur me heqjen e “non gratës” për Berishën. m.p.

Të fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

Lajme të tjera

Web TV