Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.
Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Vokshi dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale.
Vokshi denoncoi publikisht se kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge kontrolluan votimet në këtë bashki, në bashkëpunim sipas saj, me autoritetet lokale dhe nën mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë.
Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet përgjegjëse, por në ditën e zgjedhjeve shtoi se nuk mori asnjë mbrojtje. Sipas Vokshit, ajo vetë dhe stafi i saj, përfshirë vajzën e saj të mitur, u kërcënuan drejtpërdrejt. Deputetja theksoi se ky është vetëm një rast nga shumë të tjerë që tregojnë shkallën e lartë të kriminalizimit të zgjedhjeve në vend. m.p.