E dashuruar me Vlorën/ Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka thënë mirupafshim Qershorit, duke publikuar 20 fotografi të ndryshme.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë. Mësohet se ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë. Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës./e.t

Të fundit

Gaza, kilometra të tëra në këmbë për të mbajtur ”frymën gjallë”

Kamionë të ngarkuar me ndihma hynë nga perëndimi i Beit Lahiya të Gazës të dielën ku njerëzit e zhvendosur...

Kancelari gjerman: Nuk pranojmë që çështjet territoriale të vendosen…

Kancelari gjerman tha se solidariteti i Gjermanisë me Izraelin mbetet i pandryshuar pavarësisht vendimit të javës së kaluar për të ndaluar eksportet ushtarake. Ne një...

Zjarret pushtojnë kontinentin europian, një i vdekur në Greqi

Një person ka humbur jetën në Greqi pasi zjarret kanë përpirë rreth 16 mijë hektarë tokë, në mes të situate të rëndë në të...

Banesat, pagesa e mirëmbajtjes me detyrim: Gjobë për ata që refuzojnë

Ligji i ri për administrimin e ambienteve të përbashkëta në pallatet shumëkatëshe parashikon që çdo banor të kontribuojë financiarisht për mirëmbajtjen e godinës, përmes...

Krahu i majtë i mbrojtjes, Mendy i ngelet në “derë” Realit

Gjithçka tregon se Reali do të ketë tre mbrojtës të majtë për sezonin 2025-26. Nuk ka largime, ose të paktën kështu ka treguar tregu. Edhe...

Lajme të tjera

Web TV