“Rrezikon 8-10 vjet burg”/ Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e cila iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive tha se pjesa e përdorimit të kartës duhet parë me kujdes pasi në këtë proces mund të ketë autorizim nga personi, në këtë rast nga biznesmeni Shatku, për përdorimin e saj.

Ai theksoi se nëse kjo kartë është keqpërdorur, atëherë këtu kemi të bëjmë me një shkelje dhe një vepër penale, por kjo rrethanë duhet të sqarohet në mënyrë të plotë. Sipas avokatit, hetimi pasuror ndaj ish-çiftit Meta ka nisur prej kohësh dhe janë dërguar letërporosi në shumë shtete.

“Kjo është një marrëdhënie personale mes personit që ka kartën dhe subjektit që e ka përdorur. Nëse ky person ka përdorur kartën në mënyrë të paligjshme tregon se kemi vepër, por nëse kemi autorizim për përdorimin e saj, kjo duhet parë me kujdes. Kjo kartë është pjesë periferike e procesit, ndërsa letër-porositë që ka kërkuar në vendet të ndryshme nëse kanë pasuri çifti, janë në fazën e hetimit dhe mbetet për t’u parë”, tha Petraj.

Ai komentoi dhe procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij, nëse arrihet të provohet fajësia në gjykatë, atëherë krydemokrati rrezikon të dënohet nga 8-10 vjet burg. Ai vlerësoi dhe kërkesën për dorëheqje nga procesi të gjyqtares Elsa Ulliri, e cila ka deklaruar se është kushërira e deputetes demokrate Andia Ullirin dhe marrëdhënia e tyre mund të cilësohet si konflikt interesi në dosjen “Partizani”.

“Gjyqtarja Elsa Ulliri ka dhënë dorëheqjen si detyrim moral, për të mos komplikuar procesin. Pritet vendimi i një gjyqtari tjetër, që të vendosë mbi situatën për të cilën do ta pranojë kërkesën për heqje dorë nga procesi. Mendoj se nëse do ta gjejë fajtor Berisha rrezikon 8-10 vjet burg”, tha ai.

Lexo edhe :  Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ai pohoi se edhe Meta pritet të kërkojë gjykim të zakonshëm. Sipas Petrajt, pas këtij hapi, nis përballja e vërtetë në gjykatë, pasi ish-kreu i shtetit do të përpiqet të hedhë poshtë provat që ka dorëzuar Prokuroria në Gjykatë.

“Edhe Meta do të hyjë më gjykim të zakonshëm dhe do kemi përballje për provat që ka mbledhur SPAK dhe do kemi mbrojtjen e Metës. Do kemi përballjen. Në të njëjtat pozita është dhe Meta, vetëm se ka dhe një akuzë shtesë, që është ajo e fshehjes së pasurisë. Gjithmonë nëse do t’i gjejë fajtorë”, tha ai./e.t

Të fundit

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Lajme të tjera

Web TV