Maldrita Bardho refuzon mandatin, Zegjine Caushi mbetet në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, Maldrita Bardho, është shprehur se nuk do ta pranojë mandatin që ia fitoi sot socialistes tjetër Zegjine Caushi, pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardho shprehet se do të vijojë kontributin në PS, por pa qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

Postimi i Maldrita Bardho:

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi! m.p.

Të fundit

Rimëkëmbja e Ukrainës, Rama: Paqja nuk vjen vetëm duke folur

Në konferencën “Rimëkëmbja e Ukrainës” që po mbahet në Romë, Kryeministri i Shqipërisë kërkoi nga BE që të mbledhë...

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e pensioneve me Letoninë

Shqipëria përmbylli raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në kryeqytetin...

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit. Mësohet se i...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Lajme të tjera

Web TV