Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të ishte shmangur. Sipas mediave portugeze, Lamborghini me të cilin po udhëtonin vëllezërit Jota doli nga rruga në autostradën A-52, pranë Cernadillës, vetëm 15 km nga kufiri me Portugalinë. Dyshohet se një nga gomat e makinës superluksoze ka shpërthyer gjatë një parakalimi, çka ka bërë që automjeti të humbasë kontrollin, të rrokulliset dhe më pas të përfshihet nga flakët.

Udhëtimi kishte si destinacion përfundimtar qytetin portual Santander, prej nga ata do të merrnin tragetin për në Plymouth të Anglisë. Diogo Jota, sipas burimeve mjekësore, kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri dhe mjekët i kishin këshilluar të shmangte fluturimet, ndaj kishte zgjedhur rrugën tokësore dhe detare për t’u kthyer në Angli.

CNN Portugal raportoi se futbollisti 28-vjeçar ishte nisur për në Liverpool, ku pritej t’i bashkohej skuadrës për stërvitjet para-sezonale që nisin të hënën. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë, Rute, në një ceremoni në qytetin e tij të lindjes, Porto, më 22 qershor.

Vëllai i tij, Andre, ishte vetëm 26 vjeç. Humbja e tyre ka tronditur jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe komunitetin sportiv në Portugali dhe më gjerë.

Gazetari sportiv Victor Pinto, në një lidhje për CMTV në Portugali, deklaroi: “Diogo nganjëherë zgjidhte të udhëtonte me makinë për shkak të disa shqetësimeve në mushkëri, jo të rënda. Dhe, siç dihet, ekziston një traget që lidh Spanjën me jugun e Anglisë”. m.p.

Të fundit

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa...

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e...

Vijon zjarri në malin e Dukatit, punohet për të shmangur përhapjen e flakëve

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Puna për shuarjen e flakëve po vazhdon nga toka edhe...

Lajme të tjera

Web TV