Last Updated on 06/11/2026 by Anisa
Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas njoftimit zyrtar, për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026.
Uniformat blu bëjnë me dije se personat kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit që të lirohej rruga.Në përfundim, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ad
