Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe urdhra të prera.

Një prej tyre ishte dhe dorëheqja e drejtorëve të këtij institucioni, urdhër i cili u vendos në vend një ditë më pas ku të gjithë drejtorët e Ermal Dredhës paraqitën kërkesën e tyre të dorëheqjes te kryebashkiaku.

Zambak Selmanaj; Olsi Durrolli; Dorjan Demiri; Kozma Mali; Emiljano Ismalili; Sokol Kananaj; Jovan Jaupaj; Arlinda Tepelena; Dorjan Xhelili; Francesko Tozaj; Endri Rrokaj; Anila Hitaj; Irena Stasa; Elida; Lorela Ballaj; Ardian Vreshtazi; Sokol Toto; Genci Demiraj; Laura Brinja; Igli Zahaj dhe Elona Merkaj, këta ishin drejtorët të cilët më 4 korrik paraqitën kërkesat e tyre për të lë në postet që mbanin.

Gjithashtu, një tjetër kërkesë e Ramës ishte dhe ngritja e dy grupeve të punës për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor. Grupi i parë është i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu dhe ka në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë.

Ndërsa, grupi i dytë i përbërë nga Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi po merren me analizimin e emrave të mundshëm për postet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës.

Ndërkohë që nga kryeqyteti Rama ka ripërsëritur kërkesën e tij për pronarët e bizneseve në Vlorë, kryesisht në zonën e Lungomarës. Jo më larg se disa orë më parë, kreu i qeverisë u bëri thirrje biznesmenëve që të lirojnë hapësirat publike dhe të zhbllokojnë trotuaret në Lungomare të cilët i kanë “zaptuar” me vazo me lule dhe bllokada.

“Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike”, shkruante kryeministri.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

E teksa “zjarri” vijon të vlojë në Vlorë, kreu i qeverisë mësohet se do të “zbarkojë” sërish ditën e nesërme në qytetin bregdetar. Burime për mediat konfirmojnë se Rama do të shkojë sërish vetë për të parë nga afër zbatimin e porosive të dhëna. m.p.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV