Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e opozitës në qendrat e votimit.

Berisha  akuzoi komisionerët e partisë së vet se shitën zgjedhjet, sepse sipas tij, ata janë kërcënuar me jetë.

“Zoti Bushati, tani ajo që mund të them unë për zonat e karteleve nuk ka rezistencë, ta them unë, sepse aty të gjithë janë të dorëzuar sepse aty janë më të fuqishëm se qeveria dhe gjithçka tjetër. Ata kanë vetëm një gjuhë, bëje se të ikën koka.

Ergys Agasi me Elvis Doçin kapnin njerëzit tanë dhe i kërcënonin.

Është ky i Elbasanit, as që diskutohej.

Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj.

Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete…

Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën,” tha Berisha.

Ai komentoi edhe konstatimin e Bushatit se në qendër të Tiranës nuk ka pasur ndikim të krimit.

“Tirana ka qenë në influencën e tre bandave të fuqishme. Haptas dhe publikisht Xhabaftët. Është aktiv me ushtarët e tij Emiljano Shullazi nga burgu dhe Hakmarrja për Drejtësi. Që të tria kanë qenë operative në Tiranë.

Lexo edhe :  Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

Çdo organizatë kriminale është më e fuqishme se çdo ministri. Këtu është një sundim krimi.

Ka një gjë këtu, të jem i hapur me ju dhe qytetarët. Një gjë është e dhimbshme, por ne kemi një fat se kemi dokumente. Dhe askujt nuk i themi të besoj përveçse dokumenteve. Por opozita ka qenë e heshtur për këtë.

Farsë ishte absolutisht edhe në vitin 2021. Por nuk u mbrojt kund, nuk u dëgjua. Prandaj Edi Rama e pa këtë dhe i këputi 300 milionë gjoba dhe dhurata, 500 milionë prokurime, 29 mijë hektarë kanabis e me radhë”, tha Berisha./E.T

Të fundit

Tregu i Zdrales kthehet në kompleks pallatesh, tregtarët: Mos na lini pa punë

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të...

Foshnja 4-muajshe rezulton pozitive me kokainë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër-muajshe rezultoi pozitive për kokainë dhe më pas u...

Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete. Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur...

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Lajme të tjera

Web TV