UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive kryesore të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore: Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe Rajoni i Liqenit të Ohrit – një pasuri e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.

Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë progresin dhe angazhimin e Shqipërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive. Butrinti u vlerësua për përmirësimet në menaxhim, investimet në infrastrukturë dhe projektet kërkimore e restauruese. Berati dhe Gjirokastra për ruajtjen e integritetit historik, ndërsa Rajoni i Liqenit të Ohrit për bashkëpunimin ndërkufitar dhe përparimin e shënuar në administrim.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit paraqitën qëndrim të përbashkët për Ohërin, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional dhe përkushtimin për menaxhim të integruar.

Përmes një reagimi publik, ministri Blendi Gonxhja theksoi se vendimet e miratuara janë një konfirmim domethënës për punën e bërë deri më tani, por edhe një paralajmërim për sfidat që duhen përballuar me profesionalizëm dhe vizion. “Na pret ende shumë punë përpara,” – tha ai, duke theksuar nevojën për angazhim të të gjithë aktorëve, përfshirë autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore. m.p.

Të fundit

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

Lajme të tjera

Web TV