Spiropali i jep “bekimin” Kosovës: Si ne, sa më shpejt në Këshillin e Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit dhe reformat institucionale që e kanë shoqëruar.

Ajo tha se ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.

“30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.

“Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës. Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane”, tha ajo.

Spiropali tha se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.

“Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt. Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin konsistent, të vlerësuar e të spikatur të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të gjitha çështjet kyçe përgjatë këtyre katër viteve”, tha kryeparlamentarja. m.p.

Të fundit

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Lajme të tjera

Web TV