Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore.

Aksioni që shihet nga qeveria si një mënyrë për sigurinë ushqimore, nga ekspertët e ekonomisë thuhet se problemi është më i madh se kaq.

Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie, në një intervistë për emisionin “Sot Live Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, tha se para nisjes së aksionit do të duhej të kishte një strategji për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë.

“Do ishte mirë që së pari të mblidheshin dhe mendonin si ta zhvillonin bujqësinë dhe blegtorinë. Nuk bëhen këto gjëra as me presione, as me sekuestrime, nuk ndërgjegjësohen fermerët në këtë formë. Nuk mund t’i thuash konsumatorit ja dhe unë po i sekuestroj produktet pa faturë që të rris gjurmueshmërinë e produkteve.

Problemet në këtë treg zgjidhen duke krijuar strategji realiste dhe duke ndihmuar fermerin.

Faji nuk është vetëm i fermerëve. Duhet parë me seriozitet situata. Do bëhet kjo që është thënë, dhe ku është zgjidhja? U rregullua tregu? Pra problemi është më i thellë seç duket”, tha ekspertja Romina Radonshiqi.

Ndërsa eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, tha për Report Tv se formalizimi i tregut të produkteve të bulmetit është çështje kryesore për Bashkimin Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

Sipas tij, shumë operatorë përpunues mund të shkojnë drejt mbylljes nëse nuk përmbushin kriteret.

“Kapitulli 12 është më delikati. Kjo është çështje që ka vite dhe duhet të ishte vendosur në normat e duhura. Ligji i ushqimit i vitit 2008 i ka të specifikuara të gjitha elementët, qoftë edhe etiketimin dhe përmbajtja e etiketës.

BE ka nxjerrë një ligj të ri, nuk ka më inspektim ushqimor, do të quhet kontroll zyrtar, dhe ne duhet të respektojmë në maksimum këto rregulla.

Lexo edhe :  Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë...

Mund t’ju jap dhe një shembull. Para 20 vitesh, Polonia ka qenë në një situatë të tillë me industrinë e mishit. Mund t’ju them që 80% të operatorëve përpunues u detyruan të mbyllnin bizneset e tyre për arsye të plotësimit të rregullave dhe standardeve të sigurisë ushqimore të Bashkimit Europian. Do ndodhi dhe në Shqipëri, nuk ka përjashtim nga kjo gjë”, tha eksperti i bujqësisë Ilir Pilku./e.t

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV