Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në “News24” shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një tentativë të Kryeministrit Edi Rama për të ndëshkuar Shkodrën dhe Thethin pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Sipas tij, banorët e Thethit kanë kërkuar leje për të ndërtuar por nuk kanë mundur të aplikojnë. Bardh Spahi shtoi më tej se operacioni i ndërmarrë është i panevojshëm dhe në kulmin e sezonit turistik ka shkaktuar dëm kolosal për banorët.

“Eshtë e trishtë të shikosh se si një fshat si Thethi simbol i turizimit malor dhe jo vetëm për Bashkinë e Shkodrës por edhe të rajonit ta shikosh në këtë sulm barbar që ka treguar e terrorizuar edhe banorët.

Për vetë faktit që është një tentativë e Edi Ramës për të ndëshkuar Thethin dhe Shkodrën pas zgjedhjeve të 11 majit. Ajo që po ndodh në Theth është e turpshme, e trishtë dhe kriminale.

Banorët kanë kërkuar leje për ndërtim por nuk kanë mundur të aplikojnë. Bashkia Shkodër e ka përfshirë edhe Thethin në planin vendor i cili ka përmbushur edhe detyrimet e saj. Plani ka nevojë për detajim edhe për t’i dhënë edhe zhvillimin e duhur të saj.

Kam qënë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe mund të them se ky operacion ishte ndëshkues ndaj Thethit. Eshtë e trishtë të shikosh se shumica e atyre banesave ishin të lehta dhe të ndërtuara pa beton dhe ishte shumë e thjeshtë që të çmontoheshin.

Ky ishte një operacion i panevevojshëm në kulmin e turizmit dhe se është shkaktuar një dëm kolosal edhe për banorët”, përfundoi Spahia. m.p.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV